DYLON

Babai shtyn Januzajn të zgjedhë Shqipërinë

Avatar photo Redaksia

Ajo që po bën ekipi i Belgjikës ka bërë që i ati i yllit të Mançester Junajtid të tërbohet dhe ta shtyjë djalin e tij drejt zgjedhjes së Shqipërisë.

Sipas sajtit “voetbal neps”, babai i Januzajt është shumë i pakënaqur me atë që po bëjnë drejtuesit e Belgjikës duke e ironizuar dhe duke e tallur Adnanin. Januzaj ka thënë që nuk do të bëjë asnjë zgjedhje për të ardhmen për sa i përket ekipit kombëtar, përpara se të zgjidhë të gjitha problemet dhe kontratën që ka me ekipin e Mançesterit.

EkoHigjiena

“Belgjika nuk do të lutet për lojtarë si Januzaj sepse tani do të vijë vetë pasi ne jemi kualifikuar për në botëror”, ka thënë trajneri i ekipit Belg. I ati i lojtarit nuk e ka pritur aspak mirë këtë dhe e ka quajtur si të pamoralshme deklaratën. “Kjo deklaratë e ka ndërlikuar më shumë vendimin tonë. Ne jemi totalisht të zhgënjyer nga këto deklarata të papërgjegjshme”, ka thënë babai i lojtarit. Ky lajm është shpresëdhënës për Shqipërinë. Vetë trajneri i kombëtares ka thënë se do të takojë nga afër lojtarin

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.