`Ta kish dhënë jetën për luftën, për territoret shqiptare, unë asnjë pikë loti nuk e kisha derdhë`, ka thënë babai i Patriotit të vrarë, Ramadan Matoshi. Ai kërkon nga shteti i Kosovës që të zbulojë se si djali i tij ka arritur të shkonte deri në Turqi dhe kush ia kishte mundësuar udhëtimin, shkruan Koha Ditore.
Për manipulim dhe indoktrinim, që kanë rezultuar me shkuarjen në luftë dhe me vdekjen e të birit, e akuzon imamin e një xhamie në Gjilan. Babai ishte ta ndalte Patriotin që të mos i hynte rrugës që e çoi në vdekje.