DYLON

Babai i Astrit Deharit: Raporti i ekspertizës nga Zvicra thotë se Astriti është vrarë

Babai i Astrit Deharit: Raporti i ekspertizës nga Zvicra thotë se Astriti është vrarë
Avatar photo Redaksia

Familja Dehari ka pranuar raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore në lidhje me vdekjen e djalit të tyre Astrit Dehari.

Babai i Astritit, Avni Dehari, pas pranimit të raportit ka thënë se në bazë të konkluzioneve të këtij raporti thuhet se djali e tij nuk është vetëvrarë por është vrarë.

Dehari ka thënë se në konkluzionet e këtij raporti kërkohet që të hapen hetimet në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Avni Dehari ka ftuar institucionet e drejtësisë që ta hetojnë deri në fund këtë rast.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, 26 vjeç, vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016.

Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.