/2L ONLINE/ – Bazuar në raporti ne policisë, është arrestuar një i dyshuar dhe po mbahet në paraburgim pasi ka rrah djalin e tij trembëdhjetëvjeçar me shkop druri duke i shkaktuar lëndime të ërnda trupore.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës në Kamenicë ishte informuar për një rast “Dhunë familjare”, andaj njësitet patrolluese të sektorit përkatës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Nga hetimet e para mësohet se i dyshuari rom, shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Berivojcë të Kamenicës, pas një mosmarrëveshje qe ka pasur me djalin e tij, i mitur 13 vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike duke e rrahur me një shkop të drurit, ku sipas mjekut, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Hashani.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë, rasti procedohet në Prokurorinë themelore. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/