DYLON

Azizi: Rrëmujë, kalo nëse mundesh me kalue!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kjo pamje në ktë fotografi është regjistruar prapa ndërtesës 13-të katërshe (Soliteri), që ndodhet në qendër të Gjilanit. Ismet Azizi, banues në këtë ndërtesë thotë se kjo është një rrëmujë që është bërë përftishmëri.

“Mos dhashtë zoti me kërkue dikush ndihmën e shpejt, apo ndonjë intervenim të zjarrfikësve. Drejtoria për shërbime publike, Drejtoria për siguri dhe emergjencë, Policia dhe organe tjera komunale duhet ti qelin sytë sa nuk është bërë vonë. Qeveria e kaluar komunale patëm shpresua se ka bërë punë të mirë në fasadimin e objekteve nga brenda dhe jashtë por me këtë si e ka lënë këtë hapësirë, si duket e askujt, banorëve të kësaj pjese po ju sjell kokëçarje dhe rrezik për jetë”, thotë Azizi.

EkoHigjiena

Sipas tij, kjo rrëmujë është për çdo ditë në këtë vend.

“Kjo hapësirë, sipas të gjitha gjasave nuk është publike, sepse komuna do ta merrte nën menaxhim, por është hapësirë e ndërtesës banesore “Soliteri”. Kjo hapësirë nuk menaxhohet nga askush. Shpresoj të jem gabim”, thotë Azizi i cili kërkon ndihmë në këtë drejtim që kjo problematikë të zgjidhet e tejkalohet. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.