DYLON

Azizi: Qeveria do të pësojë debakël

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Debati shkencor i cili do të mbahet më 3 gusht, në prezencë të deputetëve dhe kryesisë së Kuvendit, nëse mbahet, qeveria do të pësojë debakël. Po them debakël sepse politikanët, vuajnë nga ashpërsia e paraqitjes publike, e mbivlerësojnë veten. Mandej , nga ky fakt vështirë se do të gjendet zgjeshje , sepse qeveria nuk do të lëshon pe. Kjo do të shkojë edhe më shumë në dëm të tyre, sepse ata nuk janë të gatshëm apo edhe nuk dinë të argumentojnë dhe të plasojnë në publik të vërtetën e tyre zyrtare”.

Kështu është shprehur për Portalin 2LONLINE, Ismet Azizi gjeograf, sipas të cilit tashmë është e njohur për të gjithë se kufiri me Malin e Zi nuk është ndryshuar që nga viti 1945. Së paku nuk ka asnjë dokumenti që tregon se ka ndryshuar kufiri me Malin e Zi siç ka ndodhur me Serbinë në vitin 1958 në rastin e Leshakut me disa fshatra, kur iu është bashkuar Kosovës dhe fshatrat e Preshevës, Bujanocit, kur ju kanë bashkuar Serbisë. Qëllimi politik i së cilës ishte ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Azizi që është anëtar i Shoqatës së Gjeografëve të Kosovës, ka thënë se fakte, të publikuara nga ekspertët e Departamentit të Gjeografisë, për humbjen e 8000 he, mund të ndryshohen, vetëm nëse ofrohen fakte të reja. Pra faktet mund të ndryshohen me fakte, kurrsesi me vendime politike. Tekefundit, shprehet Azizi, profesorët në fjalë, kanë qenë të obliguar të japin argumentet e tyre, sepse një gjë e tillë i obligon edhe vendimi për emërimin e Komisionit qeveritar për Demarkacionin e kufirit, ku thuhet se “Obligim i të gjitha institucioneve kompetente që të ndihmojnë Komisionin në kryerjen e detyrave të tij”. A nuk është institucion, departamenti i Gjeografisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pran UP?

“Është kërkuar që në debat të kontribuojnë 40 institucione të ndryshme. Por, nuk e kanë marrë për bazë se ekspertet e këtyre institucioneve janë trajnuar pikërisht nga ekspertët e Departamentit të Gjeografisë. Mandej, ata ekspert, e sidomos ata të ministrisë së arsimit kanë mund me dhënë kontributin e tyre shumë ma herët , e që edhe e kanë obligim profesional me vlerësuar mjetet mësimore (hartat e atllaset shkollore), dhe dokumente ( dëftesat ) të cilat janë nën çdo nivel- skandaloze”, shprehet Azizi.

Sipas tij, Qeveria, për të nënvlerësuar dhe për të hedhë poshtë argumentet e ekspertëve të pavarur, shërbehet me argumentet se ata kanë shfrytëzuar argumentet serbe e jo shqiptare. Pikërisht këtë e marrin për bazë për t’i nënçmuar, bile edhe duke i quajtur të sëmurë, duke mos marrë parasysh se edhe ata janë kuadro të specializuara të Universitet të Prishtinës, nga kanë dal edhe ata vet. /2L ONLINE/