Është mbajtur sesioni informues nga Agjencia për Zhvillim Rajonal-Lindje dhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Komunën e Kamenicës, për skemën e granteve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Majlinda Krasniqi në hapjen e sesionit të informimit ua sqaroi qytetarëve rëndësinë e këtij projekti dhe i inkurajoi bizneset që të aplikojnë.
Në këtë sesion informues drejtori i Agjencisë për Zhvillim Rajonal-Lindje, Agim Zeka dhe menaxherja e projektiti Dinora Mehmeti, i njoftuan bizneset për qëllimin e skemës, kushtet e aplikimit e mënyrën se si të aplikohet.
Aplikimi do të bëhet përmes sistemit online https://smaed-online.rks-gov.net/ dhe afati i fundit për aplikim është 22 shkurt 2019, ora 16:00 në platformën SMAED. Pas datës 22 shkurt do të mbyllet sistemi dhe aplikacionet fizike apo me postë nuk pranohen.
Për informata më të hollësishme klikoni këtë link :
https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime-2019/ ose drejtohuni tek Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Komunën e Kamenicës.