DYLON

Azemi: Qendra e Numërimit në Gjilan nuk i plotëson as kushtet minimale për punë

Azemi: Qendra e Numërimit në Gjilan nuk i plotëson as kushtet minimale për punë
Avatar photo Redaksia

Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ka thënë se Qendra e Numërimit në Gjilan nuk i plotëson as kushtet minimale për punë, duke krijuar një imazh skandaloz—komisionerë të mbështjellë me qebe, duke numëruar vota në kushte të mjerueshme.

“Prej kohësh dihet që numërimi i votave për kandidatët bëhet ndryshe, por organizatorët as që janë munduar të bëjnë përgatitjet më elementare. Sikur të mos mjaftonte kaosi procedural, moti i ftohtë në shkurt ishte një fakt i njohur, por prapëseprapë askush nuk mori masa. Ky është një dështim i paralajmëruar”, ka thënë Azemi.

EkoHigjiena

Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve nuk ka qenë më i dobët asnjëherë më parë.

“Kurrë më parë rezultatet nuk kanë qenë më të dyshimta. Nëse ky është standardi i ri i zgjedhjeve, atëherë demokracia është në rrezik”, ka thënë Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i AAk-së, Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.