DYLON

Azemi: Një opozitë që nuk vepron, është po aq fajtore sa një qeveri që dëmton shtetin

Azemi: Një opozitë që nuk vepron, është po aq fajtore sa një qeveri që dëmton shtetin
Avatar photo Redaksia

Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ka thënë se një opozitë që nuk vepron, është po aq fajtore sa një qeveri që dëmton shtetin.

“LDK-ja i bën dëm Kosovës dhe vetes njësoj, qoftë duke qëndruar në opozitë, qoftë duke iu bashkuar Kurtit në bashkëqeverisje”, thotë Azemi.

EkoHigjiena

Siaps tij, çdo parti opozitare që i shkon Kurtit për të formuar qeverinë, dëmton rëndë Kosovën dhe veten. Po aq përgjegjëse janë edhe nëse nuk marrin hapa konkretë për të formuar një qeveri nga shumica shqiptare, e cila sot gjendet te partitë opozitare.

“Është papjekuri politike të thuash: “Qytetari na ka dhënë votë për të qenë opozitë.” Jo, i nderuar! Qytetarët kanë dhënë votë për të ndryshuar gjendjen në Kosovë. Prandaj, është përgjegjësi e PDK-së, LDK-së dhe AAK-Nismës që t’ia pamundësojnë Vetëvendosjes – Listës Guxo – Alternativës të vazhdojnë degradimin e Republikës”, thotë Ardian Azemi i AAK-së.

Sipas tij, nëse dikush ka kohë për të pritur, Kosova jo.

“Bota dhe rajoni po përjetojnë zhvillime që po ndryshojnë rendin global, ndërsa ne merremi me pallavra. Historia nuk i fal as ata që shkatërrojnë, as ata që i shikojnë duarkryq. Kur vendi po rrëshqet, çdo ditë hezitimi është një hap më pranë humnerës”, thotë Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës), Dega në Gjilan . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.