DYLON

Azemi: Mjaft më me këtë lojë të pakuptimtë!

Azemi: Mjaft më me këtë lojë të pakuptimtë!
Avatar photo Redaksia

Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ka thënë se kjo që po ndodh në Gjilan është e turpshme. Sipas tij, pozita dhe opozita po luajnë lojëra politike mbi kurrizin e qytetarëve, duke e përdorur buxhetin si armë shantazhi.

“Në vend që të miratojnë projekte që përmirësojnë jetën e njerëzve, ata merren me inate, deklarata boshe dhe arrogancë politike”, ka thënë Azemi.

EkoHigjiena

Siaps tij, kjo nuk është qeverisje, kjo është një farsë. Qytetarët nuk kanë nevojë për spektakël politik, por për projekte konkrete, shkolla funksionale dhe me nxemje, shërbime cilësore e mundësi zhvillimi.

“Mjaft më me këtë lojë të pakuptimtë. Ata që e bllokojnë buxhetin, bllokojnë të ardhmen e qytetit. Dhe kjo nuk do të harrohet”, ka thënë Ardian Azemi, i AAK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.