Azemi, ministrit Vitia: Merr shembull nga dy drejtorët në Gjilan

Azemi, ministrit Vitia: Merr shembull nga dy drejtorët në Gjilan

Kandidati për Asamble Komunale në Gjilan, Ardian Azemi, përmes një postimi në Facebook thotë se Arben Vitia ka dështuar ta kryejë detyrën e ministrit, të cilën ende nuk e ka liruar, ndërkohë që vazhdon të bëjë fushatë në Prishtinë. 

”Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vazhdon të ushtroj detyrën e ministrit në të njëjtën kohë është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës. Nuk e ka liruar detyrën, nuk e ka ndërmend ta liroi, madje ka deklaruar se nuk do të merret me fushatën në Prishtinë. Në fakt, ai po bënë fushatë, ndërsa si ministër ka dështuar ta kryej me nder dhe përgjegjësi detyrën e tij”, thekson Azemi. 

Azemi thekson se Vitia duhet të merr shembull dy drejtorët e AAK-së në Gjilan. 

”Arben Vitia duhet të marr shembull nga dy drejtorët e AAK-së në Gjilan. Nuk është rastësi që secila komunë që udhëhiqet nga AAK-ja të jetë kampione në secilin segment. Po ashtu, nuk është aksidentale që drejtorët e AAK-së nëpër komunat ku janë në bashkëqeverisje të vlerësohen vazhdimisht për punën e tyre edhe nga organizata ndërkombëtare. Shembull e kemi Gjilanin”, tha ai.

Postimi i plotë: 

Arben Vitia duhet të marr shembull nga dy drejtorët e AAK-së në Gjilan,

Nuk është rastësi që secila komunë që udhëhiqet nga AAK-ja të jetë kampione në secilin segment. Po ashtu, nuk është aksidentale që drejtorët e AAK-së nëpër komunat ku janë në bashkëqeverisje të vlerësohen vazhdimisht për punën e tyre edhe nga organizata ndërkombëtare. Shembull e kemi Gjilanin.

Gjatë ditës së djeshme drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica dhe ai i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, kanë liruar detyrat për tu përkushtuar në fushatën elektorale.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vazhdon të ushtroj detyrën e ministrit në të njëjtën kohë është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës. Nuk e ka liruar detyrën, nuk e ka ndërmend ta liroi, madje ka deklaruar se nuk do të merret me fushatën në Prishtinë. Në fakt, ai po bënë fushatë, ndërsa si ministër ka dështuar ta kryej me nder dhe përgjegjësi detyrën e tij.

Problemi nuk është kryekëput tek ministri Vitia. Është shumë më thell, jo siç duket sipërfaqësor.

Kryeministri Kurti njihet si politikani i vetëm shqiptar që nuk lejon afër vetes njerëz me ndikim. I djeg!

Ministrin Vitia e ka djegur, e ka dështuar me vaksinat, në menaxhim të pandemisë. Kandidatura për Prishtinën është për ta eliminuar nga partia, sepse dihet qartë se VV Prishtinën e ka të humbur. Se them unë, po e thonë matjet. Kurti i djeg të gjithë për të mbetur i pakontestuar në parti. Atij nuk i bëhet vonë për asgjë, nuk zgjedh mjete për t’i arritur qëllimet.

KOMENTE