DYLON

Azemi: Me pushtet arrogant e opozitë të heshtur, Gjilani është në rënie të lirë!

Azemi: Me pushtet arrogant e opozitë të heshtur, Gjilani është në rënie të lirë!
Avatar photo Redaksia

Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ka thënë se na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e rregullta lokale, që do të thotë se po përfundon një mandat katërvjeçar, ndërsa Gjilani mbetet komuna më e pazhvilluar në vend.

“Biznese të mbyllura, lokale që zbrazen, rini që sheh të ardhmen në Evropë, asnjë projekt madhor, pa infrastrukturë, pa autostradë, pa stadium, me pushtet arrogant e opozitë të heshtur – Gjilani është në rënie të lirë”, ka thënë Ardian Azemi.

EkoHigjiena

Ai shtoi se të dhemb për këtë vend, për këta qytetarë, dhe të trishton rruga kah po shkon Gjilani.

“Nëse nuk e ndalim sot të keqen, nesër do të jetë shumë vonë! Vota me inate, pa analizë e pa arsye është votë kundër vetes, një shigjetë e drejtuar drejt nesh”, ka thënë Azemi i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.