DYLON

Azemi: Kryetar, dil këqyri oborret e shkollave, krejt ngrica!

Azemi: Kryetar, dil këqyri oborret e shkollave, krejt ngrica!
Avatar photo Redaksia

Zyrtari për Informim në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Azemi  ka kërkuar nga kryetari i Gjilanit të dal t’i vizitoi shkollat e Gjilanit për të parë nga afër se në oborret e tyre ka ngrica dhe se kjo është e pafalshme pasi paraqet rrezik për shkollarët.

Duke marr shembull njërën nga shkollat. Azemi tha se nga dyert e hyrjeve në oborre të shkollave e deri te hyrja në objekt, përfshirë edhe shkallet kryesore, janë ne gjendje te tmerrshme, me bore e akull dhe është e pamundshme që shkollarët,  6- 7 e 8-vjeçarët, të mund të kenë kujdes.

EkoHigjiena

“I nderuari kryetar i Gjilanit, është shumë e rëndësishme t’i vizitoni shkollat e Gjilanit, shembull shkollën ‘Abaz Ajeti’ dhe të njihesh nga afër se në çfarë gjendje janë oborret e shkollave nga ngricat. E pafalshme! Nga dyert e hyrjeve në oborre e deri tek hyrja e shkollës, përfshirë edhe shkallët kryesore janë në gjendje të tmerrshme, me borë e akull. Është e pamundur të kenë kujdes 6-vjeçarët dhe 7 e 8-vjeçarët”, thotë Azremi i AAK-së, transemton 2LONLINE.com.

Sipas tij, nuk është sot kjo gjendje. Njëjtë që nga fillimi i reshjeve të borës.

“Prindërit e kanë të domosdoshme t’i përcjellin deri në hyrje fëmijët e tyre, ndërsa kjo nuk është e lejueshme për shkak të situatës me pandeminë. Dilni kryetar, dilni shihnie me që nuk i keni zgjedhë ende drejtorët”, thotë Azemi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.