DYLON

Azemi: Konkursi në QKMF në Gjilan të kthehet në pikën zero

Azemi: Konkursi në QKMF në Gjilan të kthehet në pikën zero
Avatar photo Redaksia

“Ata që kanë obligime ndaj jaranave, familjarëve e aktivistëve në parti, duhet t’ia kryejnë privatisht, por jo me pozita e vende pune në institucione publike. Dallaveret me konkurse në institucione shëndetësore dhe arsimore në Komunën e Gjilanit, duhet të marrin fund njëherë e mirë”.

Kështu është shprehur në një reagim të tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, sipas të cilit, është shumë e ulët me u përsëritë të njëjtat telashe në një konkurs katër a pesë herë.

EkoHigjiena

“Konkurset ku përcillen me dallavere si ai për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, duhet të kthehen në pikën zero.  Nuk qeveriset duke i kritikuar vazhdimisht ata që kanë qeverisë më përpara, as duke thënë se edhe ata kanë punësuar atkivistë e familjarë. Dënimin e kanë marrë përmes votës, partia që sot udhëheq me Gjilanin ka ardhë në pushtet duke premtuar qeverisje ndryshe, ndërsa nuk kanë lënë familjarë e jarana pa punësuar. Ndaloni këtë praktikë se horë e banët Gjilanin”, ka thënë Azemi i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.