DYLON

Azemi i AAK-së kritikon pushtetin: Skandale të njëpasnjëshme, ndaluni sa nuk është bërë shumë vonë!

Azemi i AAK-së kritikon pushtetin: Skandale të njëpasnjëshme, ndaluni sa nuk është bërë shumë vonë!
Avatar photo Redaksia

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Ardian Azemi  ka thënë se, sa ka qenë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lënë një ditë të vetme pa i akuzu pushtetet e kaluara për çdo hap që ata kanë ndërmarrë, pavarësisht se çka. Sot, kur Vetëvendosje është në pushtet, nuk kalon një ditë e vetme pa ndodh një skandal, shkelje ligjore, ndërhyrje nga ana e kryetarit aty ku nuk i takon atij, e të tilla veprime që po prodhojnë skandale të njëpasnjëshme.

“Së fundmi kemi edhe një shkresë e cila nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan i është dërguar shkollave për ndarjen e orëve të mësimit. Për më keq, dokumenti që i është dërguar shkollave, nuk përmban as emrin e drejtoreshës së Arsimit, as të ndonjë zyrtari tjetër të DKA-së. Ky dokument duket se ka ‘zbritur’ nga qielli”, ka thënë Azemi  i AAK-së, në një reagim të tij.

EkoHigjiena

Ja reagimi i plotë:

Sa ka qenë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lënë një ditë të vetme pa i akuzu pushtetet e kaluara për çdo hap që ata kanë ndërmarrë, pavarësisht se çka.

Sot, kur Vetëvendosje është në pushtet, nuk kalon një ditë e vetme pa ndodh një skandal, shkelje ligjore, ndërhyrje nga ana e kryetarit aty ku nuk i takon atij, e të tilla veprime që po prodhojnë skandale të njëpasnjëshme.

Së fundmi kemi edhe një shkresë e cila nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan i është dërguar shkollave për ndarjen e orëve të mësimit.

Për më keq, dokumenti që i është dërguar shkollave, nuk përmban as emrin e drejtoreshës së Arsimit, as të ndonjë zyrtari tjetër të DKA-së. Ky dokument duket se ka ‘zbritur’ nga qielli!

Për ta sqaruar edhe më mirë këtë çështje, DKA e pati dërguar një propozim-rregullore për aprovim në Kuvendin Komunal, por organi më i lartë komunal nuk e kishte aprovuar, që nënkupton se ekziston një dokument i vjetër në fuqi me të cilin DKA-ja është e obliguar të punoj.

Fuqia e votës nuk ia mundëson asnjë subjekti politik të veprojë si me pronë private me institucionet publike. Andaj, kjo shkresë e dërguar nëpër shkolla, duhet të tërhiqet dhe kryetari i Komunës, drejtoresha dhe kushdo qoftë tjetër, t’i ndalin këto veprime që po e dëmtojnë përditshëm qytetarët e Gjilanit dhe institucionet arsimore, shëndetësore, kulturore, sportive e çka jo tjetër.

Ndaluni sa nuk është bërë shumë vonë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.