Sekretari i Përgjithëshëm i AAK-së në Gjilan, Ardian Azemi ka reaguar pas inaugurimit të Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Gjakovë, projekt ky që është nënshkruar, siç thotë ai, thuajse në të njëjtën kohë edhe në Komunën e Gjilanit e që ende nuk kanë filluar punimet.
Azemi ka thënë se shumica e projekteve që sot po inakugurohen nga qeveria aktuale, janë projekte të filluara në kohën e qeverisë Haradinaj.
“Duhet thënë hapur dhe saktë se shumica e projekteve që po përfundojnë sot, janë projekte që kanë nis në kohën e kryeministrit Haradinaj. Nëse ky i fundit nuk ka folë asnjëherë për këto projekte, nëse ne nuk flasim për to, nuk dmth se heshtim edhe atëherë kur dikush provon të rrah gjoks për këto projekte”, ka shkruar Azemi në llogarinë e tij në Facebook.
Reagimi i plotë:
Gjakova e përfundon Impiantin, Gjilani as nuk e ka fillu
Për mendimin tim, është shumë normale që në përurimin e projekteve të përfunduara, me marrë pjesë edhe kryeministri e kushdo tjetër nga institucionet qendrore, por bëhet fort e bajatshme nëse ka përpjekje me i përvetësu meritat.
Duhet thënë hapur dhe saktë se shumica e projekteve që po përfundojnë sot, janë projekte që kanë nis në kohën e kryeministrit Haradinaj. Nëse ky i fundit nuk ka folë asnjëherë për këto projekte, nëse ne nuk flasim për to, nuk dmth se heshtim edhe atëherë kur dikush provon të rrah gjoks për këto projekte.
Gjakova ka një kryetar pernime dhe sot u finalizua projekti i Impiantit për përpunimin e ujërave të zeza, projekt i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Zvicrës dhe Komuna, projekt ky që ka marrë dritën jeshile qysh në vitin 2018, atëherë kur kryeministër ishte Haradinaj.
Në maj të vitit 2019, është nënshkruar marrëveshja edhe për Impiantin në Gjilan. Gjakova sot e përfundon këtë projekt, Gjilani ende nuk e ka nis.
Në Gjilan nuk është vetëm ky projekt i stopuar, janë edhe një numër i madh i tyre që me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje me Albin Kurtin kryeministër, e më pastaj edhe në pushtetin lokal në Gjilan.
Deshëm ta pranojmë ose jo, Gjilanin e ka marrë lumi! /2LONLINE/