DYLON

Azemi: Çerdhet në Gjilan nuk kanë as qepë, imagjinoni!

Azemi: Çerdhet në Gjilan nuk kanë as qepë, imagjinoni!
Avatar photo Redaksia

“Çerdhet publike në Gjilan, ka kohë që nuk furnizohen me ushqim të shëndetshëm, madje as me ushqim elementar, as pemë e perime. Çerdhet nuk kanë as qepë, imagjinoni”, ka thënë në një reagim të tij, Ardian Azemi, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan.

Sipas Azemit të AAK-së, krejt çka servohet në çerdhet publike në Gjilan është herë oriz në mëngjes e makarona në drekë, e herë makarona në mëngjes e oriz në drekë, por jo përtej kësaj.

EkoHigjiena

“A e kuptoni çka domethënë që ata fëmijë me mbetë pa ushqim të shëndetshëm, në atë moshë të njomë?  Gjilani nuk e ka merituar një qeverisje të këtillë. Folëm për Çerdhet, por ama asnjë sektor tjetër nuk është ma mirë”, ka thënë Ardian Azemi, sekretari i përgjithshëm i AAK-së,  në Gjilan. /2LONLINE/