Azemi: Albin, pikë e pesë e ke bërë popullin!
Nga: Ardian Azemi / Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
“Si dëshmi që e do familjen, është vota për Vetëvendosjen? Vota për të tjerët është dëshmi se ti me sy s’don me pa familjen?!”
Ani, po e zëmë që është ashtu. OK!
Po çka me i bë Doracakut për Edukimin Seksual që deshe me çu në shkollat tona?
Çka me i bë ligjeve tjera që deshe me i kalu në Kuvend, ligje që prekin direkt familjen?
Jo bre, Albin, ti ke dashtë me shkatërru familjen e me i shkatërru fëmijët tanë.
Jo, Albin, ti ke nxitur urrejtje në popull tani e sa vjet. Me shpifjet tua për rivalët politikë, me epitetet që ua ke dhënë secilit, me gjuhën që ke përdorur tani e sa vjet, ke nxitur urrejtje dhe e ke përçarë popullin. Asnjëherë në histori nuk ka mundur askush me përçarë popullin, ti, Albin, ia ke dalë me sukses.
Albin, ti ke krijuar urrejtje në popull ndaj secilës vlerë të këtij kombi.
Jo, Albin, mjerë ata që mendojnë se ti do t’iu krijosh siguri e zhvillim për fëmijët e tyre.
Unë pi kafe me secilin rival politik, sepse i kam vëllezër, kushëri, miq, shokë nga shkolla… por njerëzit tu nuk guxojnë, sepse i ndëshkoni. Na keni prishë mes vete, Albin, na keni bërë pikë e pesë.
A e di, Albin, që njerëzit e partisë suaj nuk flasin me të partive të tjera? A e dini sa shumë urrejtje keni mbjellë tek ta për të tjerët?
Albin, sinqerisht më mërthen vaji kur kujtoj vitet e para të 2010-ës, atëherë kur ne, rinia e partive politike, i kemi pritur festat bashkë me organizime të përbashkëta, kur kemi dalë në ndeja bashkë, jemi përshëndetur ngrohtësisht sa herë jemi parë, ani pse ishim rivalë politikë, e sot na shohin sikur të ishim armiq e jo vëllezërit e tyre.
Kjo thirrje e juaja është fyerje për popullin, Albin. Unë, po të isha në vendin tënd, nuk do ta kisha marrë guximin me deklaru kësisoj, sinqerisht jo, pas gjithë asaj që keni bërë.
Keq, Albin, shumë keq!
