DYLON

Azemi (AAK): Qytetari është duke iu vëzhguar!

Azemi (AAK): Qytetari është duke iu vëzhguar!
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku pas shkarkimit të kryesuesit, nuk u zgjodh kryesuesi i ri, (shkaqe procedurale – kishte vetëm një të propozuar për këtë pozitë), Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se Kuvendi i Komunës në Gjilan, deri të premten e javës së ardhshme duhet të bëhet me kryesues, asgjë tjetër nuk i intereson qytetarit.

Azemi tha se Kuvendi Komunal në Gjilan duhet të funksionalizohet dhe të jetë në shërbim të Gjilanit dhe të qytetarëve, ndërsa kush me kënd bëhet, kush del e sa kandidat dalin, edhe kjo bash hiç nuk i intereson qytetarëve.

EkoHigjiena

“Si Aleancë, aspak nuk na intereson kush përfiton e kush humb nga krejt këto zhvillime në Komunë. Jemi dhe do të jemi kryekëput në shërbim të Gjilanit e të interesit të përgjithshëm. Për një gjë ju siguroj. Qytetari është duke iu vëzhguar”, ka thënë Azemi i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.