DYLON

Azemi (AAK): Kështu po shkojnë taksat tona, Marre!

Azemi (AAK): Kështu po shkojnë taksat tona, Marre!
Avatar photo Redaksia

“Kështu po shkojnë taksat tona. Marre!”, thotë në një reagim të tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.

Ai thotë tutje se nuk mban mend të ketë pasur një lajm të mirë për këtë qytet në katër vitet e fundit. Vetëm skandale, keqpërdorime dhe dështime.

EkoHigjiena

“Erdhën në pushtet duke thënë: ‘20 vjet e kanë shkatërruar Kosovën’. Po ju e dini si ishte Kosova para çlirimit dhe e dini si e gjeti Vetëvendosja ditën që mori pushtetin. E po ashtu, e shihni ku është sot Gjilani dhe Kosova nën qeverisjen e tyre – në degradim të plotë nga mashtrues, hajna dhe arrogantë”, thotë tutje Azemi.

Sipas tij, rruga Gjilan-Ferizaj e shkatërruar! Duket sikur është goditur me predha.

“Nuk ka dhjetë metra pa gropa e gunga. Vonesa të pafundme në ndërtim, dëme për bizneset dhe banorët, ndërhyrje të njëpasnjëshme duke hequr asfaltin, e prapë shihni çfarë katastrofe është bërë. Kështu po shkojnë taksat tona. Marre”, thotë Ardian Azemi, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.