DYLON

Avokati i Popullit kërkon dorëheqjen e Enver Hasanit

Avatar photo Redaksia

Avokati i Popullit të Kosovës, Sami Kurteshi, ka thënë se nëse nuk merret parasysh kërkesa e tij për dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ai do të kërkoj nga presidentja Jahjaga shkarkimin e tij.

Ai këto komente i bëri në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku u diskutua lidhur me nismën e Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese.

EkoHigjiena

Kurteshi pretendon se ka fakte të mjaftueshme që dëshmojnë se Kushtetuesja në vendimin e mëhershëm rreth kërkesës së Avokatit të Popullit lidhur me Dekretin e Presidentes Jahjaga për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Kurteshi javën e kaluar, kishte bërë të ditur se gjyqtari ndërkombëtar Robert Carolan, me 13 shkurt të këtij viti ka sjellë personalisht dëshmi që tregon se ai kishte pezulluar vetën nga procedura në rastin e cekur më lartë, raporton gazeta Tribuna.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.