DYLON

Avokati i Përgjithshëm i Shtetit vizitoi komunën e Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit Heset Mazrekaj, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre institucioneve për të mirën e qytetarëve dhe të institucioneve.

Fillimisht zv. kryetari Aliu e njoftoi me punën, të arriturat dhe sfidat e Institucioneve komunale, si dhe për planet në të ardhmen. Ai ka vlerësuar vizitën që Avokati Mazrekaj ka zgjedhur për ti bërë Vitisë dhe ka shpreh gatishmërinë e bashkëpunimit të ngushtë mes këtyre dy Institucioneve.

EkoHigjiena

Ndërsa Avokati Mazrekaj e ka njoftuar nënkryetarin Aliu me rolin, detyrat dhe funksionimin e Zyrës së avokatit të shtetit, duke theksuar se është i domosdoshëm bashkëpunimi i kësaj zyre me avokatët komunal. Në takim është thënë se në të ardhmen avokatët e komunave do të jenë nën mbikëqyrjen e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, me qëllim të koordinimit të punëve dhe veprimeve për të mbrojtur institucionet shtetërore dhe publike./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.