Aderimin e Avni Zogianit, Lëvizjen Vetëvendosje e ka konfirmuar lideri i këtij subjekti, Albin Kurti. Kurti e quajti lajm të gëzueshëm që ai i është bashkuar këtij subjekti, personi nga shoqëria civile, që sipas tij, është i palodhshëm dhe i pakorruptueshëm, transmeton Telegrafi.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e 14 –të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Avni Zogiani ka qenë gazetar dhe drejtor i Organizatës për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu”.