/2L ONLINE/ – Aktori gjilanas Avni Shkodra ka dhënë vlerësimin e tij për Manifestimin e sivjetmë të Flakës së Janarit, me theks te Festivali i Dramës Shqipe, duke i përmendur të mirat e këtij manifestimi, sidomos, risitë por edhe duke i numëruar të metat e saj.
Ai në postimin e bërë në profilin e tij, veçmas ka qenë kritik te pjesa që ka të bëjë pikërisht me çështjen e cila e preokupon më tepër, atë të artit skenik, të Festivalit të Dramës, duke kritikuar organizimin.
Për më tepër, ja postimi i plotë, pa ndërhyrje” i aktorit Avni Shkodra:
“Ana pozitive e flakes se sivjetme te Janarit ke “Film flaka” dhe dizajni llogos, postereve, flyereve, etj.
Festivali i teatrit prap mbetet ne nivelin e organizimeve te dobeta, veqanarisht kaosi ne organizimin e publikut edhe mnyra e organizimit te debateve e koktejeve.
Debati udhehiqet nga prof. Nebi Islami, i cili festivalin e fundit ne Presheve bani skandal duke mos ia dhane asnje cmim tjeter, shfaqjes qe vet e zgjodhen ma t’miren. Paramendojeni nje film me fitu Oscar per best picture edhe mos me e fitu asnje cmim tjeter. Nebiu perveqse ftohet nga organizatoret me e udheheqe debatin, i cili osht shume i kadalshem per moderator, si Nexhat Daci kur u kane kryeparlamentar, ai edhe lejohet me pi cigare n’skene, m’doket Marlboro e pin, s’di sakt grin emoticon.
Osht e vertete qe publiku sivjet vrehet qe po vjen pak ma shume n’teater, ama mos t’harrojme qe Gilani moti kohe nuk ka krize per publike, prandaj osht e domosdoshme reforma ne shitjen e tiketave, qe mos me i mundu njerezit me ardhe nje ore ma heret edhe mu shty e me e thy deren e teatrit, cysh ka ndodhe mrame. Plus kur t’hyjne publiku n’salle, gati krejt salla osht e mbusht se jon njo dy dyer interne qe hyhet me t’njofshem.
Prap se prap per neve qe e dojme teatrin osht nje jave shume e mire, ama meqe festivali organizohet me pare te taksave tona, meritojme nje kriter t’mendum ma gjate, sesa veq “Lene hymjen falë”.
Ta kujtojme qe shitja e tiketave per ndeshjet me randsi futbolli shkon permes aplikimeve online, gjithashtu edhe neper festivalet kridibile teatrore nuk mujne me hy njerezia veq pse jon tu kalu ka teatri.
P.s. Shkrujta sende qe dihen, ama po duhet grin emoticon /2L ONLINE/