Qytetarët e Luginës së Preshevës për herë të parë në zgjedhjet e organizuara në Kosovë, do të kenë mundësinë të votojnë përfaqësuesin e tyre për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Avdil Halimi është alternativa që nëse merr besimin e qytetarve, do adresojë shqetësimet dhe do jetë zëri i tyre në Legjislaturën e ardhëshme, të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Qytetare Vatra me seli në Gjilan..
Avdil Halimi është alternativa që nëse merr besimin e qytetarve, do adresojë shqetësimet dhe do jetë zëri i tyre në Legjislaturën e ardhëshme, të Republikës së Kosovës.
Konkretisht, kandidatura e z.Halimi do jetë pjesë e listës së LDK-së , respektivisht përmes Lëvizjes “VATRA”, e cila vepron tash e sa kohë në Kosovë.
Megjithëse është hera e parë që kandidon për mandatin e deputetit, z.Halimi më herët ka qenë i angazhuar në “Unionin Studentor”, më pas “Forumin Rinor të LDK-së”, ndërkaq aktualisht është një nga biznismenët më të suksesshëm shqiptarë në rajon, ku vepron në Zvicër.
Andaj, këto zgjedhje janë një rast i mirë që qytetarët e Luginës së Preshevës (Kosovës Lindore) që jetojnë në Kosovë, të jenë më të sinqertë ndaj vetës së tyre dhe problemeve me të cilat ata përballen, si në rrafshin social, e me theks të veçantë në atë politiko-administrativ, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Qytetare Vatra me seli në Gjilan.