DYLON

Avancohen liderë të rinj të FSK-së

Avancohen liderë të rinj të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Të përgatitur për detyra dhe përgjegjësi të reja nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses “Kursin e Liderit Luftarak sot në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Programi mësimor i Kursit të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve (NOF) nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.

EkoHigjiena

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes sot diplomuan edhe kursantët e kursit ‘’ Detyrat e shoferit – Patent Shoferi Ushtarak’’, gjenerata 01/2023.

Kursantët u trajnuan për procedurat, mirëmbajtjen e automjeteve ushtarake, përdorimin automjeteve ushtarake , ngasjen e tyre në situata të ndryshme, dhe reagimin në raste emergjente.

Ushtria jonë vazhdon të përgatitë vazhdimisht kuadro profesionale, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.