DYLON

AUV asgjëson edhe 21,226 kg produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria dhe grumbullimi i sasive të tjera

AUV asgjëson edhe 21,226 kg produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria dhe grumbullimi i sasive të tjera
Redaksia

Në zbatim të urdhëresës së Inspektoratit Veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-120 për Ushqim, operatori ekonomik ELKOS SH.P.K. ka vazhduar procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së produkteve ushqimore. Si rezultat, operatori ka tërhequr edhe 21,226 kg produkte ushqimore, të cilat janë asgjësuar më 30 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së.

Sipas evidencës së operatorit, produktet e evidentuara përfshijnë mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish të grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera të mishit, si dhe produkte të tjera ushqimore. Këto masa pasojnë urdhrin fillestar të AUV-së për ndalimin e shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3,130 kg kofshë pule të ngrira, pas konstatimit të pranisë së mykut.

EkoHigjiena

Procesi i gjurmueshmërisë dhe grumbullimit të sasive të tjera po vazhdon, veçanërisht për produktet tek të cilat janë konstatuar ndryshime të cilësive organoleptike, përfshirë praninë e mykut. Produktet e identifikuara si të papërshtatshme për konsum do t’u nënshtrohen masave përkatëse të ndalimit të shitjes, tërheqjes dhe asgjësimit.

AUV do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit, verifikimin e gjurmueshmërisë, dokumentacionit të importit, kushteve të ruajtjes dhe zinxhirit të ftohjes, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e vendosjes në treg të produkteve të papërshtatshme për konsum njerëzor., thuhet ne fund tre njoftimit te AUV. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.