DYLON

Autoritetet serbe, amerikane dhe bullgare arrestojnë grupin kriminal

Autoritetet serbe, amerikane dhe bullgare arrestojnë grupin kriminal
Avatar photo Redaksia

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë në bashkëpunim me Prokurorinë për krim të organizuar, Agjencinë amerikane DEA dhe policinë bullgare, kanë sekuestruar 22 kilogramë heroinë dhe arrestuan 7 anëtarë të një grupi të organizuar kriminal.

Në këtë operacion ndërkombëtar në Serbi janë arrestuar 2 persona dhe u sekuestruan dy kilogramë heroinë ndërsa në Bullgari u arrestua një shtetas serb i cili dyshohet të jetë udhëheqësi i këtij grupi kriminal, si dhe 4 shtetas bullgarë ndërsa u sekuestruan 20 kilogramë heroinë, transmeton Titulli.com.

EkoHigjiena

Nuk sqarohet në këtë njoftim se a ka lidhje ky aksion me aksionin policorë në Bujanoc të bërë me 29 dhjetor 2020 ku u arrestuan një grup i drogës dhe armëve.

Dyshohet se ky grup, gjatë vitit 2020 dhe këtë vit ka kontrabanduar heroinë nga Turqia, të cilën më pas e ka shitur në Bullgari, SHBA dhe Serbi, njoftoi MPB e Serbisë.

BURIIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.