DYLON

Autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës identifikojnë një leje qëndrim të dyshuar si të falsifikuar të një shteti tjetër

Autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës identifikojnë një leje qëndrim të dyshuar si të falsifikuar të një shteti tjetër
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” gjatë në kontrollit të pasaportave  në shkuarje dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perendimor, udhëtari me iniciale B.Z; viti i lindjes (1996) ka prezantuar pasaporten e Kosovës në të cilën në faqen (08) ishte i vendosur lejeqendrimi i një shteti tjetër.

Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në menyrë mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumentave, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se lejeqëndrimi i prezantuar mund të jet i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit.

EkoHigjiena

Bazuar në dyshimet e ngritura se dokumenti mund të jet i falsifikuar, rasti është përcjellur për procedura të mëtejme tek njesiti i hetimeve për kompletim.

Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet për menaxhim dhe kontroll kufitar, përfshirë Aeroportin Nderkombëtar të Prishtinës, mbesin të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetror, respektimin e rregullave dhe proceduarave për levizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë personat që plotësojnë kriteteret e parapara. /2LONLINE.com/