DYLON

Autoritete policore, doganore dhe të ATK-së kryejnë kontroll nën dyshimin për tregti të ndaluar dhe shmangie nga tatimi

Autoritete policore, doganore dhe të ATK-së kryejnë kontroll nën dyshimin për tregti të ndaluar dhe shmangie nga tatimi
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në asistim të Njësitit Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës e ATK me qëllim të luftimit të Ekonomisë jo formale, sot me datë  05.12.2023 kanë ekzekutuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal/biznes në tregun e gjelbër në Gjilan për shkak  të dyshimit  se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar ”.

Gjatë operacionit të bastisjes/kontrollit në shtëpinë dhe lokalin/biznesin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar  nga autoritetet doganore provat si në vijim :

EkoHigjiena
  • Filtër për cigare ,,Grand “  8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,
  • Fleta për mbështjelljen e cigareve 110  komplete.
  • Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.
  • Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .
  • Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.
  • Cigare NINE  29 pakoX 20 cigare etj.

Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.