Austria mbyll të gjitha shisha baret!

Austria mbyll të gjitha shisha baret!

Austria ka marrë vendimin me një ligj të ri që t’i mbyllur shisha baret, e për këtë Shoqata e Operatorëve të Shisha Bareve në Austri (VSBÖ) do të kërkojë në ditët në vijim me një peticion në Gjykatën Kushtetuese që këto biznese të mos mbyllen.

Argumentohet se askush nuk shkon në një lokal të shisha barit për ndonjë qëllim tjetër përveç se të pi në një nargjile, produktin përbërës të shishës, tha në një konferencë shtypi në Vjenë Jakob Baran, kryetar i VSBÖ.

Deri në nëntor, shisha baret nuk lejohen më të pinë duhan nargjile, që sipas Baran, është sinonim i shkatërrimit për operatorët. Ai gjithashtu theksoi se shtetet e tjera të BE-së në të kaluarën kanë bërë rregulla të ndryshme të veçanta që sigurojnë ekzistencën e nargjilës.

Për të mbajtur pasojat sa më të ulëta që të jetë e mundur, VSBÖ synon që me ndihmën e avokatëve Vjeneze Lansky, Ganzger dhe Partner të bënjë një ankesë kushtetuese në ditët në vijim.

KOMENTE