DYLON

Australi: Spitali i shpalli gabimisht 200 pacientë të vdekur

Avatar photo Redaksia

Një spital në Australi ka kërkuar falje pasi gabimisht ka dërguar njoftime për vdekjen e 200 pacientëve të vet. Njoftimet e dërguara nga Spitali Austin në Melburn, te secili mjek i pacientëve, më 30 korrik, gabimisht i kanë informuar ata se kanë vdekur, në vend se tu tregojnë për lëshimin nga spitali.

Zyrtarët mjekësorë australianë thanë se njoftimet e gabuara ishin pasojë e ndryshimeve të pavëmendshme në shabllonet që spitali u dërgon mjekëve atëherë kur pacienti lirohet nga spitali.

EkoHigjiena

Në një deklarë, operatori i spitalit, tha: “ne kërkojmë ndjesë të parezervë te klinikat e prekura, të cilat, në pjesën më të madhe, e kuptuan shumë mirë gabimin”.

Megjithatë, në deklaratë u theksua se kujdesi ndaj pacientëve nuk është dëmtuar, megjithë gabimin e bërë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.