DYLON

Auditimi dhe leximi i raporteve të auditorit!

Auditimi dhe leximi i raporteve të auditorit!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arben Dubova – /auditor i certifikuar/

/Me shkas: Zhurma politike që po bëhet në lidhje me raportin e auditorit për Komunën e Gjilanit!. Sqarim për përdoruesit e pasqyrave financiare (publikun)!/

EkoHigjiena

Auditimi është një angazhim në të cilin një praktikues (Auditor) shpreh një konkluzion të dizajnuar për të rritur shkallën e besimit të përdoruesve të pasqyrave financiare!

Përdoruesit e pasqyrave financiare mund të jenë:

  • Aksionarët (te kompanitë aksionare)
  • Të punësuarit
  • Menaxhmenti
  • Publiku (te kompanitë dhe institucionet publike)
    etj.

Auditori gjatë një auditimi formon një opinion lidhur me atë nëse pasqyrat financiare janë pëgatitur, në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me kornizën e zbatueshme të raportimit financiar.

Një raport i auditimit përmban edhe Opninionin e auditorit i cili mund të jetë:

Opinion i pamodifikuar apo i modifikuar.

Kur raporti është i pamodifikuar nënkupton se pasqyrat financiare tregojnë një pamje të vërtetë dhe të drejtë, kur raporti është i modifikuar pa modifikim të opinionit, nënkupton se pasqyrat financiare tregojnë pamje të vërtetë dhe të drejtë por nevojitet komunikim (sqarim) shtesë për t`i njoftuar përdoruesit për disa çështje të caktuara e kur raporti është i modifikuar me modifikim të opinionit nënkupton se anomalia është materiale dhe e përhapur (prek shumë zëra të pasqyrave financiare) dhe pasqyrat financiare nuk japin një pamje të drejtë dhe të vërtetë.

Opinioni i modifikuar mund të lëshohet si opinion i kualifikuar apo opinion i kundërt.

Opinioni i kualifikuar lëshohet nëse anomalia apo mungesa e evidencës (provave) së mjaftueshme të përshtatshme për ndonjë pozicion është materiale por jo e përhapur!

Kjo do të thotë se çështja është materiale në fushën e prekur por nuk ndikon në pjesën e mbetur të pasqyrave financiare.

Pra, një raport i kualifikuar nuk do të thotë se pasqyrat financiare nuk janë mirë, mirëpo disa zëra (pozicione) në ato pasqyra janë keqparaqitur ose auditori nuk ka mundur të sigurojë prova të mjaftueshme lidhur me ato zëra e të cilat zëra nuk i shtrembërojnë pasqyrat financiare, pra nuk ndikojnë në zërat tjerë në pasqyra!  /2LONLINE/