DYLON

Aty ku vdekja e femrës kërkon llogaridhënie

Avatar photo Redaksia

Shkruan:Saranda R.Shala

/2L ONLINE/ – Të jetosh në një vend ku diskriminimi, pargjykimi gjinor ka më shumë vlerë se jeta e njeriut,nuk është fare e lehtë. Sikur të vdesë një djalë i ri, qoftë prej exheli, s’ndihet zëri, tjetra po të vdesë nje vajzë e re, gojët e liga nuk rrinë rehat, thonë dhe dhjetëmijë fjalë mbrapa. Fjalë nga më të ndryshme, vënë diagnoza që mendja njerëzore nuk e nxë. Një vajzë 23-vjeçare u vra,e ky nuk është vetëm një rast i femrës shqiptare ku paragjykimi nuk ka të ndalur.Në se dje i ka ndodhur kjo një vajze të re nga Deçani, nesër mund t’u ndodh motrave tuaja.Ata kriminelë që bëjnë vepra tilla, duhet sa më shpejt të marrin denimin e merituar.

EkoHigjiena

Të paragjykosh një vepër të tillë kriminale, vetëm se është femër, nuk është aspak e hijshme, e drejtë dhe e moralshme, sido që të ketë qenë problem, edhe sikur ajo vajzë mund të ketë bërë ndonjë mëkat. Sot jetojmë në kohë tjetër, ku liria nuk privohet, ku dashuria është e lire, ku mentaliteti i njerëzve është krejt ndryshe. Këta njerëzit duhet ta kuptojnë.

Tek shihja atë nënë që mundohej të ngrinte vdekjen e vajzës së vet, mua me preku thellë në zemer. Kjo nënë, në vend që të vajtonte të bijën që ndërroi jetë në mënyrë të dhunshme nga njerëz kriminelë, thoshte: “ Jam krenare që vdiq faqebardhë”. Në vend të lotëve të dhembjes, ajo mundohej të ngrinte lart moralin e vajzës së saj të pafajshme. Po njerëzit vazhdojnë të flasin e të flasin. A do të flisnin këta njerëz, nëse në familjen e tyre do kishte rënë një kob i tillë? Patjetër që jo, por do të rrinin në hallin e tyre. Atëhere, pse flasin? Që këtu kemi të bëjmë me njerëz që kënaqin gojët e tyre me fatkeqësinë e tjetrit.

Këto gjëra duhet të marrin fund një herë e përgjithmonë. Ndërsa vrasësi shëtit i lirë, ndoshta ndihet edhe krenar, pse kjo vajzë ishte aq e pambrojtur e bëri një vepër të tillë. Nëse do të ishte ndryshe, ajo tani do të ishte gjallë, ndaj dhe nëna e saj ndjen krenari për vajzën e vet, edhe pse ajo nuk jeton më. Sa kuptimplote gjejnë fjalët e Migjenit të madh në situara të ndryshme: “Deri kur kështu ma”.

Këto rreshta të shkruara po me aq dhembje, le të jenë një apel për të gjithë ata që paragjykojnë femrën, por një apel më i fuqishëm për drejtësinë, e cila kriminelave të tillë, t’u jape vendimin e merituar./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.