DYLON

Aty ku mbin Liria

Aty ku mbin Liria
Avatar photo Redaksia

Aty ku mbin Liria

Sabit Rrustemi

(Një baladë e vonë për Mulla Idrizin, në 70 vjetorin e martirizimit të Tij)

EkoHigjiena

Kur bora fle mbi gjethe
Dimni randohet s’e majnë as lisat
Në kambë mbesin deri në sosje
Idriz Gillanat

Nëpër batica zbatica e teprica
Populli t’hollohet e përbirohet
Acarit qi e djeg deri në asht

Prej nëndheut
Si dardan i farës moçme
Përpushet shkundet e zjarr bahet
Vetë mulla Idriz Gillani
Ky Promethe i kohëve të vona

Buzë të Pesëdhjetave
Me një gjysmë shekulli jetë
Zjarr e prush deri n’hi u ba
Për pak shpresë e besë

Shpirtin ia la k’tij poplli e k’tij qielli
Qi n’dritë e qiti e i dha emën
E dushmanëve të njerzimit ua la n’grusht
Vetëm peshën e mbetun të trupit t’vet

Në atë të shtune të vonë nëntori
F’tyrën e tij thonë e kanë pa n’flakë
Tuj u përbirue pej Kaushe
E tuj u ngjitë qiellit përpjetë

Bajke dritë si n’jaj diell
e shndëriste si sot mbi këtë vend
përbetohej mixha jem

Sa dukej mbi Kikë,
përdirdhej e dilte n’Grykë t’Konçulit
tuj u sjell dej mbi Shkup te ai Gur I Zi
se k’nej ish e mbet Shipni

Gjinja zunë të rr’fehen për emnin e Tij
Sa herë përdridhej mbi male bora
A n’pikë t’verës i gjunte reja

Se aty ku mbin liria
Jeta t’mbush besim
E t’fal dashni
Për një millennium të ri

( 12 dhjetor 2018 – 12 kallnor 2019 )

# Kausha – ish burgu famëkeq i Gjilanit, aty ku u dogj edhe Mulla Idrizi, në agun e ditës së shtunë të 26 nëntorit 1949 )

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.