Është bërë e modës që kur nuk ndihesh mirë më pamjen tënde, kërkon perfeksion, po si? Zgjidhja mbetet kirurgjia apo ndërhurjet e shpejta me botoks. Në ditët e sotme shumica e njerëzve, sidomos femrat kanë gjetur shpëtim tek trajtimi me magjinë e botoksit.
Botoksi është një teknologji speciale që injektohet në doza të vogla në muskujt e fytyrës dhe pengon formimin e rrudhave në fytyrë. Trajtimi me botoks është një ndër trajtimet më të popullarizuara duke zëvendësuar produktet kozmetike, të cilat përveçse sjellin shpenzime të shumta, ekziston dhe rreziku që efekti të jetë jo ai i dëshiruari.
Botoksi është më i dobishëm të përdoret në mes vetullave, tek rrudhat e ballit dhe në pjesën e syve. Trajtimi me botoks e jep efektin 5-6 ditë pas injektimit dhe përgjithësisht 97% e njerëzve që aplikojnë botoksin janë të kënaqur me rezultatet.
Botoksi në mënyrë absolute redukton rrudhat dhe rezultati zgjat deri në 4 vjet, por e mira është që të injektohet në sasi të vogla, pasi nëse teprohet me sasinë bën që fytyra të jetë si e ngrirë.
Përsa i përket efekteve anësore, as botoksi nuk bën përjashtim, por fatmirësisht efektet e tij zgjasin pak dhe prekin lehtë pjesën e syrit dhe të vetullave, shpesh shoqërohet edhe me dhimbje koke. Mosha e duhur për të filluar trajtimin me botoks është pas të 30-ve, ndërsa pas moshës 65 – vjeçare është vështirë të ketë të njëjtat efekte për shkak se lëkura ndahet nga muskujt dhe ilaçi që injektohet nuk vepron më.