Atletët Vijona dhe Astrit Kryeziut me rekorde të reja
/2L ONLINE/ – Atletja kamenicase, Vijona Kryeziu në garat e Mitingut Ndërkombëtar të zhvilluara në Lokeren të Belgjkikës, vuri rekorde të reja të Kosovës në dy disiplina në 400 metra dhe në 800 metra.
Në displinën 400 metra, arriti kohë 54,64 sekonda, rezultat ky është i normës evropiane për U-23. Rezultati në disiplinën 800 metra ishte me kohë 2.12.47 minuta, që gjithashtu është edhe rekord shtetëror.
Ndërsa, atleti Astrit Kryeziu në Mitingun ndërkombëtar në Lokeren të Belgjikës arriti të plasohet i dyti në disiplinën 800 me kohë 1.48.78 minuta, që është rekord kombëtar./2L ONLINE/
