DYLON

Atletët nderojnë pranverën studentore ’81

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mbështetur nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan sot është mbajtur gara ndërkombëtare e atletikës në vrapim për meshkuj dhe femra “Gjilani 2014”. Gara është organizuar në këto kategori; për senior/e – 11300 metra, junior/e – 4300 metra, pionier/e – 2000 metra, veteranë/e – 4300 metra, me pjesëmarrës nga Komuna të ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria dhe nga Mali i Zi.

Me këtë rast para fillimit të garës të pranishmit në emër të kryetarit të Komunës i ka përshëndetur U.D. i drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bujar Haziri, i cili ka thënë se kjo garë tashmë tradicionale është e rëndësishme për vet faktin e saj që ka karakter sportiv dhe garues, por edhe për shkak të pranverës studentore të vitit 1981, kur rinia ishte ajo që mori iniciativën që më vonë u bë simbol i lirisë së vendit.

EkoHigjiena

Ndërsa garën e ka shpallur të hapur kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës Halil Sylejmani, i cili në fjalën e tij të rastit ka thënë se me këtë garë sportive në atletikë përkujtohet pranvera studentore e ’81-shit. Ai tha poashtu se gjatë të ardhmes duhet të nxiten edhe nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme që të jenë pjesë e këtyre organizimeve, sepse Gjilani dhe Kosova ka atlet nga të gjitha nivelet.

Garën me vendin e parë në pioniere e ka zënë Laura Hyseni, ndërsa në konkurrencën e meshkujve vendin e parë në këtë kategori e ka zënë Besnik Dubovci që vjen nga klubi atletik “Trepça 89”.

Në kategorinë e veteraneve ishte vetëm një garuese Valdete Ahmeti, që vinte nga klubi atletik i Mitrovicës, ndërsa vendin e parë në kategorinë e veteranëve e zuri Zymer Alaj, nga Klubi Atletik “Juniku” – Junik.

Në konkurrencën e juniorëve vajza që ka zënë vendin e parë ishte Donika Bujupaj, që vinte nga Klubi Atletik “Olimpi” – Istog, ndërsa në konkurrencën e meshkujve vendin e parë e ka zënë Granit Kryeziu që vinte nga Klubi Atletik “Rogana” – Roganë.

Në konkurrencën e seniorëve, vajza që zuri vendin e parë ishte Luljeta Shala, vinte nga Klubi Atletik “Llapi” – Podujevë, ndërsa në konkurrencën e meshkujve në këtë kategori që vendin e parë e ka zënë Suad Kryeziu që vinte nga Klubi Atletik “Rogana” – Roganë.

Ndërsa, me mirënjohje janë nderuar: Federata e Atletikës nga Shqipëria, Klubi i Vrapimit “Hapi i Parë” nga Mali i Zi, ansambli i këngëve dhe valleve “Agim Ramadani”, Qendra Kryesore e Mjekësisë Famijare, Policia e Kosovës dhe ish-eprori i FSK-së, Shemsi Syla. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.