DYLON

ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve

ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve
Avatar photo Redaksia

Administratës Tatimore të Kosovës i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, nga të cilët 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve, duke rritur kapacitetet profesionale dhe operacionale të institucionit.

“Ju uroj suksese në detyrat tuaja të reja dhe ju përgëzoj për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi. Mbi 2,000 kandidatë kanë konkurruar për këto pozita, ndërsa ju tashmë mbani një përgjegjësi të rëndësishme për të dëshmuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin tuaj në shërbim të tatimpaguesve dhe shtetit”, tha Mentor Hyseni, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së.

EkoHigjiena

Punonjësit e rinj janë përzgjedhur përmes një procesi publik dhe konkurrues, ku në fazat e vlerësimit kanë marrë pjesë 1,887 kandidatë. Përzgjedhja është realizuar nga komisioni i jashtëm, mbi bazën e meritës, profesionalizmit, transparencës dhe objektivitetit.

Me këtë rekrutim, ATK rrit kapacitetet në inspektimin tatimor dhe mbledhjen e borxheve, duke synuar një administrim edhe më efektiv të detyrimeve tatimore dhe shërbim më profesional ndaj tatimpaguesve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.