DYLON

ATK realizon trajnim për noterët e rinj

ATK realizon trajnim për noterët e rinj
Avatar photo Redaksia

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Odën e Noterëve të Republikës së Kosovës, ka organizuar një trajnim të dedikuar për noterët e rinj, me qëllim të ngritjes së njohurive të tyre mbi detyrimet tatimore dhe rolin e noterëve në përmbushjen e tyre.

Tema e trajnimit ishte: Legjislacioni Tatimor i Kosovës.

EkoHigjiena

Trajnimi, i cili u zhvillua më datë 22 shkurt 2025, përfshiu temat kryesore lidhur me legjislacionin tatimor, procesin e deklarimit dhe pagesës së tatimeve, si dhe përgjegjësitë ligjore të noterëve në raport me ATK-në. Ky trajnim ishte fokusuar në kriteret e përmbushjes së detyrimeve tatimore, si: Regjistrimi, Dokumentimi, Deklarimi dhe Pagesa.

Ligjërues i këtij trajnimi ishte z. Sami Salihu, U.d. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ATK-së, i cili në hapje të trajnimit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në mes të noterëve dhe Administratës Tatimore të Kosovës, duke theksuar se një qasje e drejtë dhe profesionale ndaj detyrimeve tatimore ndihmon në forcimin e sistemit fiskal dhe rritjen e transparencës.

Gjatë sesionit interaktiv, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë raste praktike dhe të marrin përgjigje direkte nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ATK-së lidhur me çështjet tatimore që prekin aktivitetin e tyre profesional, si dhe përgjigje për pyetje të tjera në lidhje me Legjislacionin Tatimor.

Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e përkushtuar në edukimin dhe informimin e të gjithë profesionistëve të cilët kanë rol kyç në respektimin e obligimeve tatimore, duke vazhduar me organizimin e aktiviteteve të ngjashme edhe në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.