DYLON

ATK kërkon nga tatimpaguesit të kenë kujdes ndaj mashtrimeve përmes SMS-ve

ATK kërkon nga tatimpaguesit të kenë kujdes ndaj mashtrimeve përmes SMS-ve
Avatar photo Redaksia

Administrata Tatimore e Kosovës njofton tatimpaguesit se SMS-të që po qarkullojnë në emër të ATK-së, lidhur me rimbursimin e tatimit, nuk janë mesazhe të dërguara nga institucioni.

Në njoftimin e ATK-së thuhet:

EkoHigjiena

Lusim të gjithë tatimpaguesit të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre dezinformatave.

Mos klikoni në linqe të dyshimta dhe mos ndani të dhëna personale apo të dhëna të llogarive bankare përmes këtyre mesazheve.

Çdo informacion, njoftim apo komunikim zyrtar nga ATK transmetohet vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucionit.

Ju bëjmë thirrje të verifikoni çdo informacion përmes burimeve zyrtare të ATK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.