DYLON

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore
Avatar photo Redaksia

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjitha bizneset se faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore.

Këto transaksione nuk pranohen si shpenzime në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura dhe nuk njihen për kreditim të zbritshëm të TVSH-së.

EkoHigjiena

ATK u bën thirrje bizneseve që para çdo bashkëpunimi të verifikojnë partnerët e tyre, në mënyrë që të shmangin përfshirjen në transaksione të parregullta dhe të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në rast të identifikimit të transaksioneve fiktive, masat e përcaktuara ligjore do të ndërmerren ndaj të dy palëve të përfshira.

“Respektimi i detyrimeve tatimore është përgjegjësi e përbashkët dhe kontribuon në një ekonomi më të drejtë, më transparente dhe më të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.