DYLON

ATK dhe Dogana të vazhdojnë lehtësirat tatimore dhe doganore për bizneset

ATK dhe Dogana të vazhdojnë lehtësirat tatimore dhe doganore për bizneset
Avatar photo Redaksia

Politikat fiskale lehtësojnë operimet e sektorit privat në vend, gjtihsesi bizneset vazhdojnë të hasin probleme në fusha të ndryshme të legjislacionit tatimor dhe procedurave doganore. Kështu u tha në forumin e politikave fiskale të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutuan vështirësitë dhe pengesat e bizneseve në lidhje me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se Oda Amerikane mbetet e përkushtuar të rrisë partneritetin me këto institucione në ofrimin e rekomandimeve të bizneseve rreth çështjeve të cilat janë sfiduese për to, duke shtuar se nevojitet bashkëpunim më i madh mes institucioneve publike dhe përfaqësuesve të bizneseve. Ndërsa Remzi Uka, Kryeshef Ekzekutiv i AFAM Group, tha se diskutime të tila me akterë relevant rreth operimeve të bizneseve dhe barrierat të cilat i hasin në tregti apo edhe sektorë të tjerë shërbejnë si adresë e bizneseve në adresimin e sfidave të tyre në mjedisin e të bërit biznes.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se në mesin e objektivave kryesore strategjike të institucionit që ai udhëheq mbeten zhvillimi i bizneseve përmes lehtësirave tregtare si dhe avancimin dhe thjeshtëzimin e procedurave doganore. Berisha shtoi se bizneset ende hasin në probleme të shumta në procedurat doganore si dhe barriera ligjore të cilat pengojnë zhvillimin e mirëfilltë të tyre. Ai siguroi se Dogana është e angazhuar për të vazhduar partneritetin me sektorin privat dhe do të mbeten transparent dhe të hapur të punojnë ngushtë me bizneset të cilat punojnë me parimet ligjore të tregtisë.

EkoHigjiena

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, përmendi ndër të tjera hartimin e ligjeve të reja në legjislacionin tatimor të cilat ndikojnë direkt tek bizneset. Murtezaj tha se një ndër qëllimet kryesore të politikave fiskale nga ana e ATK-së është krijimi i stabilitetit në tregun e vendit përmes përmirësimit të legjislacionit si dhe avancimin e mëtutjeshëm të bizneseve përmes lehtësirave tatimore, duke shtuar se bashkëpunimi me sektorin privat është kyç në këtë drejtim.