Shkruan: Izmi Zeka
/2L ONLINE/ – Gjatë këtyre ditëve jam menduar se si të shkruaj apo çka të them për rastin më të prekshëm dhe dhimbshëm në Maqedoni që ndodhi me rrëmbimin e jetës së Almirit 4 vjeçar. Është e rëndë sa vetë ekzistenca e një shteti si rast, vrasje e qëllimshme e ëndrrave të papërmbushura të një vogëlushi që padrejtësisht iu shua jeta nga shpirt prishurit dhe ata që jetojnë me urrejtje të përhershme patologjike.
Të shkruaj dhe mos të mbetet vetëm e shkruar.
Rasti Almirit duhet të shikohet me ndryshe ngase aty po shihet e kaluar shovene dhe degradimi i krejt filozofisë evropiane për një Ballkan të qetë e të Europianizuar. Nga ky kostelacion Maqedonia si shtet i brishtë s’po arrin të merr mësim nga e kaluara por as nga vetë ekzistenca e saj në një Ballkan të traumatizuar dhe pothuajse i degraduar me veprimet krejtësisht të çuditshme dhe që shikuar nga perspektiva dëmton vetë qenien dhe ekzistencën e saj si shtet.
Nuk mjafton të folurit folklorik apo ne jemi për Evropë apo dhe pjesë e Evropës. Kjo duhet të mbillet prej fëmijës së lindur e deri tek i rrituri.
Çfarë kishte Almiri. Përse u dashka një fëmijë 4 vjeçar të iki nga jeta për të parë të tjerët se duhet veprime të shpejta e konkrete.
Maqedonia apo Ballkani duhet të shikoj përtej syve të tyre.
Rastet kanë sjell ndryshime të mëdha. Ju kujtohet atentati ndaj Franc Ferdinandit më 28 qershor 1914 trashëgimtarin e fronit austro-hungarez. U bë shkak i kërcënimit por edhe i një lufte të ashpër botërore. Një shkëndijë përplasi botën.
Dhe jo vetëm kaq pse duhet jeta të ik para kohe. dhunshëm nga ata që kanë shpirtin plotë djallëzi dhe skëterrë. Almiri është vetëm një rast i shumë të tjerëve. Është një kambanë që bie mbi ndërgjegjen Evropiane mbi Maqedoninë por edhe vetë Ballkanin e trazuar.
Deri kur Maqedonia e ndikuar nga politika serbe apo thënë më troç egërsia serbe do të kthjellohet. Shqiptarët aty janë denbabaden dhe si të tillë duhet të jenë të barabartë dhe shtetformues. E them këtë para se të bëhet vonë. Para se urrejtja e tërësishme të mund arsyen dhe kthjelltësinë e gjithë qytetarëve pa dallim ngjyre a race. Veprimet duan mbështetje për te arritur tek rezultate.
Koha e perandorëve ka ikur që moti
Ka ikur edhe koha kur shqiptarët trajtoheshin të rendit të dytë apo të tretë. Nga kjo filozofi shqiptarët më shumë se kurrë po tregohen të civilizuar kudo që janë. Kanë përqafuar idetë Evropiane para shumë shekujve dhe si të tillë ata skajshmërisht po reflektojnë paqe, humanitet dhe jetë të barabartë për të gjithë. Modeli me i mirë se si duhet vepruar pas përplasjeve dhe luftërave të përgjakshme për hir të perspektivës evropiane dhe fëmijëve të të gjithëve është modeli Kosovar.
Buzëqeshjen fëmijëve nuk guxon askush tua ngrijë. Ata lindin për të jetuar të lirë në paqe dhe të lumtur si gjithë të tjerët në civilizimet Evropiane. Kush e ka të drejtën për të ua këputur shpresat, gëzimin,lojën apo marrë jetën ashtu siç ua morën jetën Almirit 4 vjeçar.
Natyra i ka krijuar pa dallime. Edhe popujt duhet të mësohen ti shohin pa dallime.
Shteti maqedon apo politika e saj e degraduar duhet të kthjellët dhe të punoj në harmoni me politikat e mirëqenies dhe zhvillimit duke u integruar në Bashkimin Evropian.
Ç’faj kishte Almiri. Buzëqeshja e tij. Rrita e tij. A vetëm pse ishte shqiptarë. Edhe Evropa e pakufi duhet të reagoj fuqishëm për diskriminimin e njerëzve në Evropë. Duhet të reagoj edhe për rastin e Almirit.
E kam thënë më lart po e them prapë se ky rast është një kambanë që po troket rrugëve të Ballkanit e të Evropës. Është alarm për të mos na ikur koha e për tu bërë vonë perspektiva Evropiane e Ballkanit tepër të diskutueshëm në kufijtë aktual.
Almiri nuk dinte për urrejtjen apo shtruar më qarte ai se kishte moshën për të njohur një marrëveshje të arritur më herët e që njihet si marrëveshja e Ohrit. Ai se dinte se kjo marrëveshje mbeti pothuajse vetëm në letër. Ai nuk e dinte se pabarazia i ka themelet larg 4 viteve të tij.
Ky fëmijë nuk e dinte që vëllezërit e tij në Shqipëri kanë shtetet e po ashtu në Kosovë.
Dhe në fund çfarë mund të thoshte Almiri po të ishte i rritur. Mbi 7 milion shqiptarë në dy shtete e me disa pjesë të ndara si do ta kuptonte Almiri shfrenimin e popujve sllavë mbi kokat e tri pjesëve të ndara. Sigurisht se nuk do ta arrinte ta kuptonte pse ndodh kështu?
I mbetet ndërgjegjes dhe kthjelltësisë së atyre që luajnë me jetët ende po u mbushur jetë. /2L ONLINE/