DYLON

Atasheu i SHBA-së qëndron në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, ka pritur të mërkurën atasheun ushtarak të SHBA-së të akredituar në Beograd, Taft Blekbern dhe shefin e zyrës për bashkëpunim me jashtë Koti N. Shej.

Kryetari Musliu në këtë takim ka njoftuar mysafirët me funskionimin, qëllimet dhe rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe me problemet e bashkësisë shqiptare, thuhet në kumtesën e lëshuar nga ky institucion.

EkoHigjiena

Musliu me këtë rast ka falënderuar delegacionin për interesimin e vazhdueshëm që po tregon ambasada amerikane, jo vetëm për KKSH-në, por edhe për tejkalimin e sfidave lidhur me përmirësimin e pozitës së bashkësisë shqiptare krahas afirmimit të modeleve të cilat po aplikohen tashmë në rajon, transmeton Titulli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.