DYLON

Ata që e mbajnë stresin i vuajnë pasojat pas 10 vitesh

Ata që e mbajnë stresin i vuajnë pasojat pas 10 vitesh
Avatar photo Elife Sherifi

Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë shëndetit.

Një studim i kryer nga “Psychological Science” ka zbuluar se njerëzit që e mbajnë stresin – ata që thonë se i kanë akoma ndjesitë negative të një ngjarjeje stresuese edhe pas një dite – kanë më shumë probleme shëndetësore kronike një dekadë më vonë.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e një studimi mbarëkombëtar, ku janë pyetur më shumë se 1100 të rritur për ngjarjet stresuese që kishin përjetuar çdo ditë për 8 ditë radhazi.

EkoHigjiena

Pas 10 vitesh pjesëmarrësit u pyetën për gjendjen shëndetësore dhe nëse vuanin nga një nga 26 sëmundjet kronike, si sëmundjet e zemrës, kanceri, çrregullimet autoimunitare, problemet me kockat etj. Pjesëmarrësit treguan gjithashtu se sa gjendja e tyre shëndetësore ndikonte në jetën e tyre të përditshme.

Ata që e kishin mbajtur stresin raportuan për gjendje më të përkeqësuar shëndetësore.Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Prandaj, mësoni si të përballoni stresin dhe si t’i largoni menjëherë ngjarjet stresuese nga mendja, për të parandaluar zhvillimin e këtyre problemeve dhe mbrojtur shëndetin në periudha afatgjate.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.