DYLON

Astrit Thaqi i bashkohet Gjilanit

Astrit Thaqi i bashkohet Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar, pjesë të saj, mbrojtësin qendror Astrit Thaqin, i cili nga sot bëhet pjesë e familjes kuqebardhë!

“Thaqi, një futbollist me përvojë të pasur në elitën e futbollit kosovar, vjen nga radhët e FC Ballkani, ku ka qenë pjesë e suksesit historik të klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare. Përveç Ballkanit, ai ka mbrojtur ngjyrat edhe të Feronikelit dhe Dritës, duke dëshmuar vlera të larta profesionale në çdo fanellë që ka veshur”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

EkoHigjiena

Më tej thuhet se Thaqi me karakterin e tij luftarak dhe aftësitë e dëshmuara në qendër të mbrojtjes, pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për ambiciet e klubit në sezonin e ri.

“Mirë se vjen në Gjilan, Astrit Thaqi! Suksese të përbashkëta na presin”, thuhet në urimin mikpritës të SC Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.