“Astoria” ndanë dhurata për fundvit për fëmijët e Qendrës “Pema”

“Astoria” ndanë dhurata për fundvit për fëmijët e Qendrës “Pema”

Në kuadër të festave të fundvitit, organizma të ndryshëm, qofshin, institucione publike, OJQ, organizata të ndryshme apo edhe biznese private, po organizojnë aktivitete të ndryshme duke përfshirë në to edhe shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

Në këtë vazhdë, për të sjellë gëzimin në fytyrat e fëmijëve, për këtë Vit të Ri, edhe Astoria Luxury & SPA Hotel, ka ndërmarrë një aksion të tillë për të dhuruar dhurata për fundviti.

Menaxherja Zamira Elezi – Ramadani ka bërë me dije se kanë përzgjedhur Qendrën e Kujdesit Ditor “PEMA” në Gjilan, e cila ofron shërbime të nevojshme për fëmijë me nevoja të veçanta, për t’i gëzuar fëmijët e kësaj qendre për Vitin e Ri.

Ajo ka bërë me dije se janë shpërndarë 80 pako dhuratash për fëmijët e kësaj qendre dhe se aktivitete të tilla humane do të vazhdojnë nga “Astoria” edhe në të ardhmen.

KOMENTE