DYLON

“Astoria Luxury & Spa” vlerësohet me çmimin e rëndësishëm ndërkombëtar të hotelerisë

“Astoria Luxury & Spa” vlerësohet me çmimin e rëndësishëm ndërkombëtar të hotelerisë
Avatar photo Redaksia

Të premtën në Sofje të Bullgarisë është mbajtur ‘Balkan Awards of Tourism Industry 2022’, ku u ndanë çmimet vjetore ballkanike të industrisë së turizmit.

 ‘Astoria Luxury & Spa’ është vlerësuar me çmimin ‘Hoteli më i preferuar me 5 yje’ nga ky event gjigant i hotelerisë, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga hotelet e Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut e Greqisë.

EkoHigjiena

Të pranishëm gjatë ndarjes së çmimeve ishin Ambasadori i Kosovës në Bullgari z. Delfin Pllana e shumë personalitete tjera.

Vlen të theksohet se ky event organizohet nga Agjencia e Komunikimit Publik VIP Communication Ltd, dhe është ceremoni tradicionale që mbahet çdo vit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.