Shkruan: Fadil Kajtazi
/2L ONLINE/ – Se Kosova është në prag të humbjes së pjesës së territorit mbi lumin Ibër pak kush është duke e kuptuar. Dhe kjo humbje përgjithmonë e këtij territori nuk është rezultat i pranimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave nga pushteti, por kjo do të ndodhë si rezultat i aktiviteteve subversive të cilat ne emër të patriotizmit është duke i bërë Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Këto subjekte janë duke tentuar t’i dhurojnë këtë pjesë të territorit Serbisë, dhe se a është injoranca politike në pyetje apo diçka tjetër motiv i kësaj ndërmarrje mbetët për tu parë në të ardhmen!
Antologjia e marrëveshjes së ofruar nga BE për Asociacionin është e njëjtë dhe përkon me situatën e krijuar me 1995 në Kroaci ku serbëve në të ashtuquajtur “Republika e Krainës Serbe”, nga bashkësia ndërkombëtare ju ofrua i ashtuquajturi plan Z-4 (Zagreb-4) i cili parashihte integrimin e tyre në shtetin kroat, por që Republika e Krainës do të ruante shumë atribute shtetërore duke përfshi disa pika si: autonominë e plotë monetare, përfshirë këtu edhe politikën fiskale dhe monedhën e veçantë; elementet e shtetësisë si stemën, flamurin, himnin dhe policinë; rendi kushtetues dhe ligjet e Kroacisë ka qenë i aplikueshëm në territorin e Krainës vetëm pasi të vendosin përfaqësuesit legjitim të saj; Kraina ka pas zgjedhje për kryetarin e saj; Kraina nuk ka pas të drejt të ketë ushtri, por ushtria kroate ka mund të hyj vetëm me ftesën e kryetarit të Krainës; dhe as një zyrtar i Krainës nuk ka qenë i obliguar t’i përgjigjet urdhrave të zyrtarëve kroat. Pak a shumë këto kanë qenë pikat kryesore që e ashtuquajtura “Mini kontakt grupi” në përbërje të përfaqësuesve nga SHBA, Rusja dhe të përfaqësuesve nga Bashkimi Evropian, Franca dhe Gjermania, ju ofruan palës serbe dhe kroate, të cilat po të shikohen me vëmendje krijonin një etnitet shtetëror brenda territorit Kroat.
Pala kroate, më saktë kryetari Tugjman e pranon planin zi “bazë të mirë për bisedime” por duke e ditur paraprakisht që pala serbe nuk e pranon dhe dukë pasur planin rezervë “Oluja”
Mospranimi i këtij plani ishte fatal për serbet; kjo bëri që në njëfarë forme të legjitimoj operacionin ushtarak “Oluja” i cili në fakt përpos që fshiu nga faqja e dheut Republiken Serbe të Kraines, ai njëkohësisht dëboj pjesën më të madhe të serbëve nga hapësirat kroate.
Marrëveshja për Asociacionin e Komunave gjithashtu është një plan i ngjashëm me Z-4, përmes së cilës BE dhe SHBA po tentojnë të vendosin elementet e shtetësisë së Kosovës në pjesën mbi Ibër. Por që tani palët kanë ndërruar anët. Nëse pala Kosovare nuk implementon këtë marrëveshje, ajo i krijon mundësi që pala serbe të legjitimoi aksionin e saj për funksionalizimin e strukturave shtetërore serbe. Kapacitetet ushtarake të Ramushit & compani për ta rimarr këtë territor ushtarakisht janë të nivelit të “Republikës së Gllogjanit”, prandaj këtë pjesë të territorit, serbët do ta mbrojnë me shoqatën e tyre të gjuetarëve dhe në këngët në folklorike të cilat do të këndohen në odat e “Republikës së Gllogjanit”, Molla e Kuqe do të zhvendoset në Zveqan . /2L ONLINE/